Lista e lojtarëve më të shtrenjtë në ‘Katar 2022’, s’ka vend për Messin dhe Ronaldon

6 Nëntor 2022 | 19:23

Kur duhen pak ditë nga nisja e kampionatit botëror në Katar, Transfermarket ka publikuar listën e 11 lojtarëve më të vlerësuar në aspektin financiar.

Nuk ka dyshime, në vendin e parë qëndron sulmuesi francez, Kylian Mbappe me një vlerë afro 160 mln euro. Pas tij renditet Vinicius Junior, i cili vlen jo më pak se 120 mln euro.

Vlera më tej zbret në 90 mln euro ku bëhet fjalë për emra si Pedri i Spanjës, më pas treshja angleze Belingam, Kane dhe Phil Foden.

Ndër të tjera, po sipas Transfermarket, në listë nuk mungon as emri i bomberit serb të Juventusit, Dusan Vlahovic dhe mesfushori Bruno Fernandez, me vlerë afro 85 mln.

Vlera e tre mesfushorëve De Bruyne, Musiala dhe Tchouameni është diku në 80 mln euro. Kjo është lista e plotë me 11 lojtarët më të vlefshëm të botërorit të Katarit.

Ajo çka bie në sy është se mungojnë emrat e mëdhenj dhe me shumë trofe personal si Messi dhe Ronaldo, ndërkohë nuk ka vend as për brazilianin Neymar Junior.

Katar 2022 pritet të nisë më 20 nëntor, ndërsa është cilësuar një kompeticion ndryshe nga të mëparshmit, kjo dhe për shkak të periudhës në të cilën zhvillohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025