Ndriçim Mehmeti: Përgatitjet për vitin shkollor janë të cunguara

8 Shtator 2020 | 17:33

Eksperti i çështjes së arsimit pranë Partisë Demokratike, Ndriçim Mehmeti thotë se, Ministria e Arsimit nuk ka bërë përgatitje për nisjen e vitit shkollor dhe për këtë arsye prindërit janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tha se, Shqipëria ndryshe nga Kosova ka përgatitje të mangëta, duke nisur që nga udhëzuesi.

“Përgatitjet janë të mangëta, shumë larg Kosovës dhe vendeve fqinje. Shkollat nuk janë të gatshme. Ne jemi shumë larg këtyre përgatitjeve, shkollat tona janë gjysmë të shkatërruara. Kemi 128 shkolla të rrënuara në dendësinë më të madhe të popullatës siç është Durrësi dhe Tirana. Nuk ka studim të qartë se çfarë do të bëhet. Ne nuk dimë se sa mësues janë të prekur dhe sa e kanë kaluar. Nuk kemi test për ta”, deklaroi Mehmeti.

Ai thekson se duhej bërë një studim për kapacitetet e shkollave dhe të shfrytëzoheshin bibliotekat apo dhe ambiente të tjera që mund të merreshin me qira. Gjithashtu sipas ekspertit të PD duhet shtuar numri i mësuesve në një situatë të tillë.

“Janë 1700 mësues që janë praktikantë. A mund t’i angazhonim këta në mësimdhënie? Sigurisht që po. Kosova pikërisht këtë bëri, garantoi 1 mijë mësues të rinj. Ne nuk kemi një buxhet, sa na duhet për dezinfektues, mësuesit, transportin. Kemi 17 mijë familje që kanë humbur shtëpinë dhe ma thoni a mund të bëjnë mësim online në çadra? Në zonat rurale mësimi online është i pamundur”, u shpreh Mehmeti.

Lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri, Edi Rama se do të ketë rritje të pagës për mësuesit, eksperti i PD shtoi se, qeveria “Rama” që prej vitit 2013 nuk ka dhënë asnjëherë shpërblim në fundvit për mësuesit dhe nuk ka bërë asnjëherë rritje domethënëse të pagës së tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021