Diell dhe kthjellime, parashikimi i motit për javën

7 Nëntor 2022 | 08:17

Meterologu Hakil Osmani deklaroi se gjatë kësaj jave, territori shqiptar do të karakterizohet nga vjeshta tipike.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Osmani u shpreh se deri të premten, do të ketë kthjellime dhe orë të shumta me diell.

Ndërsa, në fundjavë, do të ketë shpeshtim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu në zonat malore.

“Pritet që gjatë kësaj jave të kemi vjeshtën tipike në territorin shqiptar. Do kemi temperatura të cilat në zonat malore do të jenë relativisht të freskëta, 4-5 gradë celcius pritet të jenë temperaturat në qytetete zonave malore. Në ultësirën perëndimore do të luhaten në 9-13 gradë celcius.

Përsa i përket orëve të mesditës, parashikohet që maksimumet në qytetet e zonave malore të luhaten në 17-18 gradë celcius, ndërsa në zonën e ulët, duke përfshirë edhe kryeqytetin, parashikohet që maksimumet të luhaten në 21-22 gradë celcius. Sa i përket kushteve atmosferike, deri të premten do të jemi në dominimin e kthjellimeve, orëve të shumta me diell. Në fundjavë, parashikohet që të kemi shpeshtim të vranësirave, ku në zonat malore pritet të kemi edhe reshje të pakta shiu”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024