Pedagogët ultimatum qeverisë për kërkesat: Do bojkotojmë sezonin e provimeve
Pedagogët vendosën një ditë më parë që të ndalin bojkotin dhe sot do të kthehen në auditore.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi paralajmëroi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat, por do të ketë bojkot të provimeve të shkurtit nëse qeveria nuk i merr parasysh.
“Dua të denoncoj faktin që 3 universitete kanë premtuar që do financojnë 8%. Ne jemi për 30%. Në Shkodër është miratuar 2%. Kjo është skandal. Nuk ka asnjë shans që të parashikojë financimin e 8% shtesë. Ne jemi që ky 8% s’duhet të jepet nga universitetet. Nuk ka asnjë mundësi që të financohen pagat e pedagogëve. Shumë shpejt do të dëgjohemi se çfarë do të ndodhë me këtë 8%. Nëse deri në shkurt nuk finalizohen kërkesat tona, do ketë bojkot të provimeve. Erdhi situata e nevojës për të mos dëmtuar procesin arsimor, nuk kishte kuptim për bojkot më shumë se 3 javë. Zëvendësimi i 3 javëve nuk ka asnjë problem. Qëndrimi ndaj qeverisë nuk është zbutur. Do ketë bojkot më të plotë në rast se nuk reagon qeveria”, tha Kovaçi para mediave.
Kërkesat e kryesore të pedagogëve
Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’.
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si. rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112. datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
Në fillim të muajit tetor qeveria vendosi që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Një vendi ky që është kundërshtuar nga pedagogët.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026