Sandër Kovaçi: Pedagogët po kërcënohen nga politika për grevën e urisë

2 Nëntor 2022 | 19:08

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi deklaroi se pedagogët të cilët pritet të hyjnë në grevë urie, janë kërcënuar dhe shantazhuar nga politika.

Në deklaratë për mediat, Kovaçi u shpreh se kjo dëshmon se sa thellë ka hyrë politika në arsim.

Ndër të tjera, Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë sulmet dhe përbaltjet ndaj pedagogëve.

“Kundërvënie me plot fyerje, për një protestë paqësore, për një kauzë që i përket jo vetëm dinjitetit të intelektualëve të një vendi, por gjithë popullit, dëshmon se sa thellë ka hyrë politika në arsim. Është ky shtrëngim i dhunshëm i politikës, që po intimidon, kërcënon, shantazhon, kolegët tanë teksa janë duke ndërmarrë hapin sublim të grevës së urisë.

Kjo protestë e pedagogëve dhe ky përshkallëzim, është një momentum i shtresës më të lartë shoqërore, e cila po përballet me të drejtat e mohuara. Ndaloni sulmet e paprincipta zoti kryeministër dhe përbaltjet e ulëta ndaj pedagogëve, të cilët janë duke ushtruar një të drejtë të garantuar me kushtetutë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026