‘S’ka presione, por rekomandime’, Balla: Do nxjerrim draft final me BE për amnistinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Bashkimi Evropian nuk i ka bërë presion Shqipërisë për amnistinë fiskale, por ka dhënë rekomandime.
Në një deklaratë për mediat, Balla bëri të ditur se do të punohet me ekspertë të BE-së, për të konsoliduar një draft final që i adreson rekomandimet e tyre.
“Shqipërisë, Kuvendit të Shqipërisë dhe populit shqiptar nuk i bën dot askush presione. Nevoja për një amnisti fiskale është çdo ditë dhe më shumë e më e madhe. Në kushtet e luftës, na duhet të sigurojmë të ardhurat shtesë, ne do të punojmë ngushtësisht me ekspertët e Bashkimit Evropian, për të konsoliduar një draft final që i adreson rekomandimet e tyre. Nuk ka presion, ka rekomandime të cilat gjithmonë merren në konsideratë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit