Berisha: Në Portin e Durrësit, autoritetet janë përfshirë në trafikun e kokainës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se të gjitha autoritetet e në Portin e Durrësit, janë përfshirë në trafikun e kokainës.
Në një deklaratë për mediat, Berisha nënvizoi se Porti i Durrësit, është shndërruar në portin më të madh të kokainës në botë.
“Shihni çfarë ndodh në Portin e Durrësit. Për gjashtë muaj rresht, porti u la jashtë kontrollit. Zbarkuan tonelata kokainë. Ato shkuan drejt Europës. Tani pasi u alarmua e gjithë bota, tani janë dyndur.
Në port, të gjithë autoritetet janë të përfshirë në trafikun e kokainës. Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në botë dhe Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordineri, me sulme dhe fjalor të një njeriu si ai”, theksoi kryedemokrati.
Disa ditë më parë, në një kontejner me banane në Portin e Durrësit, u zbuluan 33.5 kg kokainë.
LEXONI GJITHASHTU
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut