Grantet e rindërtimit, PD denoncon rastin e familjes në Shijak: Kemi bërë vetëm letra, s’kemi marrë asgjë

9 Shtator 2020 | 08:06

Partia Demokratike vazhdoi të mërkurën të denoncojë raste të qytetarëve të mbetur pa zgjidhje nga situata e lënë pas prej tërmetit të 26 nëntorit.

Zyrtari i PD-së, Dorian Teliti, përcolli për mediat shqetësimet e Shpëtim Dollakut nga Shijaku, i cili tregoi se banesa i është vlerësuar e dëmtuar me shkallë dëmtimi DS3, por që ende nuk ka mundur të marrë para për ta meremetuar, para të cilat nga qeveria është thënë se janë vënë në dispozicion prej muajit korrik sipas programit të granteve për rindërtimin.

Dollaku u ankua se deri më sot, ka bërë vetëm dokumente dhe asgjë më shumë, ndërkohë që edhe shpenzimet për to dhe për vlerësimin me inxhinierë i ka paguar vetë.

Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

“Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë për të më pyetur. S’kemi marrë as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë!” – tregoi me shqetësim situatën e tij Dollaku.

“Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë,” – shtoi më tej Dollaku, i cili pretendoi se nga njësia bashkiake nuk ka marrë zgjidhje.

Javët e fundit opozita po denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Lezha dhe Tirana.

Denoncimi i së martës për një familje në Kombinat, nxiti reagimin e Bashkisë Tiranë, e cila tregoi se prej 9 muajsh ajo kishte përfituar nga 18,000 lekë bonus qiraje.

Bashkia e konsideroi denoncimin mashtrim. Ajo siguroi se familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë do të vazhdojnë ta marrin bonusin deri në sistemimin përfundimtar në banesat e reja, një pjesë e së cilave mbeten ende në procedura tenderimi.

Opozita ka kritikuar vazhdimisht qasjen me vonesa të qeverisë për sa i përket programit të rindërtimit, ndërsa në disa dalje ajo ka vënë në diskutim edhe vetë projektet duke ngritur dyshimet për afera korruptive apo abuzime me fondet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë. Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmeti u prishi shtëpinë, familja në Tiranë prej një viti jeton në barakë, PD denoncon rastin

Bashkia Tiranë përgënjeshtron denoncimin e PD-së: Familja në Kombinat prej janarit ka marrë bonus qiraje

PD denoncon vështirësitë e jetesës në çadër të qytetares nga Thumana

PD denoncon rastin e familjes nga Fushë-Miloti, jetojnë në çadër prej 9 muajsh

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Nuk ka vonesa, por procedura. Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026