Kush është Gjergj Laçi, radikali që terrorizonte banorët e ‘5 Majit’

7 Nëntor 2022 | 15:57

Xherxh apo Gjergj Laçi nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi më herët ishte arrestuar dhe dënuar për armëmbajtje pa leje. Madje për neutralizimin e tij në vitin 2013 u thirrën forcat RENEA.

Këto janë pamjet kur në vitin 2013 Gjergj Laçi do të vihej në pranga pas ndërhyrjes së forcave speciale në zonën e ‘5 Majit’.

Ai qëllonte me automatik në mes të ditës duke terrorizuar banorët e lagjes.

Fillimisht policia e rendit mbërriti në vendngjarje ndërsa më pas ishin forcat speciale që e neutralizuan.

Laçi u dënua për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike ndërsa tashmë pas 9 vitesh ndaj tij do të rëndojnë 3 akuza të tjera, dhunë në familje, keqtrajtim i të miturve dhe armëmbajtje pa leje.

52-vjeçari pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës të martën për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026