Ballkoni i katit të dytë të banesës ku jetonte Gjergji Laçi, radikali fetar që ngujoji për 6 vite gruan dhe dy fëmijët, ishte rrethuar nga çarçafët.
Kjo në mënyre që gruaja dhe djemtë e tij të mos kishin kontakt me asnjë person. E motra e 52-vjeçarit të arrestuar u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se çarçafët janë vendosur për t’u mbojtur nga dielli.
“I kanë vendosur për t’u mbajtur nga dielli. I bëj thirrje kryetarit të gjykatës të lirojë Gjergjin, t’i fusë në punë shteti. Kunata e di vetë zgjedhjen. Nuk e mbajmë me zor, nuk do të rrije më burrin e vetë, mos e dojë, le të shkojë në gjykatë. Jo nuk dimë gjë. Municionet në shtëpi i ka pasur për t’i shitur”, tha ajo.
E motra gjatë intervistës mohoi akuzat ndaj të vëllait dhe tha se nusja gënjen dhe se ai nuk ka dhunuar apo ngujuar familjen e tij.
Arrestimi i 52-vjeçarit:
Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.
Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.
52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.
Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jashtë ka sëmundje dhe drogë”, e motra e radikalit fetar tregon arsyet e ngujimit
- FOTO | Brenda ‘shtëpisë së ferrit’ ku radikali fetar ngujoi familjen për 6 vite
- Motra e radikalit fetar tregon çfarë i tha kunati i Gjergj Laçit
- “Nusja gënjen”, motra e radikalit fetar që ngujoi familjen mohon akuzat