Rama për emigrimin e shqiptarëve: Nuk mund ta ndaloj largimin e tyre

8 Nëntor 2022 | 13:12

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish në debatin për emigrimin e shqiptarëve, veçanërisht drejt Britanisë së Madhe.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Kamëz, Rama deklaroi se asnjë skuadër politike, edhe po të kishte ardhur nga Hëna, nuk do mund ta ndalte largimin e tyre.

“Këto trende nuk po vijnë si pasojë e politikës së degjeneruar, por asnjë skuadër politike nuk do të kishte mundur dot, e ardhur dhe nga hëna, që të mbyllte derën dhe t’i mbante shqiptarët këtu që të gjithë. Më tregoni një vend sot, jo nga ata që janë në nivelin tonë, por në Europën e Bashkuar, ku të rinjtë nuk ikin nga fshati.

Kjo është gjëja më normale. Diku më shumë e diku më pak. Më tregoni një vend pas vitit 90′ që nuk ka pasur largime masive. Shqiptarët kanë emigruar gjithmonë. Mos të kishin emigruar shqiptarët, nuk do kishim qenë gjallë deri më sot”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026