Gjermania i kërkon Kosovës e Serbisë të gjejnë një zgjidhje kompromisi
Gjermania është e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Kosovë dhe u bën thirrje të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje kompromisi, theksoi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse.
“Mund të them se përshkallëzimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën po flasim, po e përcjellim me shumë shqetësim. Ju mund të keni parë që Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri një deklaratë të qartë në emër të të gjithë anëtarëve. Ne mbështesim përpjekjet e bëra nga Borrell në lidhje me normalizimin e situatës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne gjithashtu i mbështesim me të gjitha forcat tona përpjekjet e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha Sasse në konferencën për shtyp.
Ajo ka kujtuar se Berlini zyrtar në disa raste ka thënë se duhet të ndalet së shikuari në humnerën e skadimit të afateve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në