EULEX-i sjell përforcime për sigurinë në Kosovë

9 Nëntor 2022 | 07:26

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa shtesë policore.

Sipas tij kjo lëvizje, po bëhet “në këto kohë të tensionuara në Kosovë” për të siguruar stabilitetin në vend, ku zbarkuan xhandarët karabinierë.

“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, përmbush detyrën e tij për të siguruar stabilitetin: Forca Evropiane e Xhandarmërisë nga Karabinierët zbarkuan sonte për të përforcuar përkohësisht njësitin policor të EULEX-it, ‘Formed Police Unit’. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një ambient të sigurt”, tha Borrell, shkruajnë mediat e Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që EULEX-i sjell përforcime në Kosovë, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas...
13:29 | 24/06/2026