‘Gjel deti i Peqinit’, Rama përplaset me Sulën për Portin e Durrësit

9 Nëntor 2022 | 10:55

Me debate ka nisur seanca e sotme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës.

Teksa Rama po fliste për projektligjin për Portin e Durrësit, ai debatoi me deputetin Dashnor Sula, duke e quajtur këtë të “gjel deti i Peqinit”.

Krue i qeverisë u shpreh se ka të pafytyrë që quajnë aferë një investim të madh që pritet të bëhet në Portin e Durrësit.

Debati:

Rama: Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë. Ju nuk keni as fe, pa Atdhe, jeni pa din e pa iman, ja këta jeni ju.  Akuzoni për aferë një prej investitorëve më të mëdhenj! Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Jeni ca bedelë, që s’keni as sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Pusho gjel deti, pusho me atë fjalor se nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. Pusho bedel. Si nuk ju vjen turp. Ngrini ulni dynjanë hajdutë.

Sula: S’ke turp.

Rama: O gjel deti pusho. Nuk je në vendimin tënd këtu, je gabim je aksident komplet. Ah, mjerë Shqipëri për ty edhe ata si ti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet e tij edhe pasditen e kësaj të mërkure lidhur me protestën qytetare në Tiranë. Rama ka hedhur në videon...
18:59 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin

Ish-Presidenti  francez, François Hollande, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka patur një takim edhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Francë në Kuvendin e...
18:43 | 24/06/2026