Alibeaj ‘thumbon’ deputetët e PS: E kuptoj nervozizmin, kolegu juaj u kthye në burg
Projektligji për Portin e Durrësit ka përplasur këtë të mërkurë në Kuvend, mazhorancën dhe opozitën.
Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij i është kundërpërgjigjur deputetit Eduard Shalsi duke theksuar se për Portin e Durrësit nuk ka transparencë dhe se qeveria duhet t’i japë llogari qytetarëve për 1 mln metra katror që po jepen.
Nga foltorja ai ‘thumboi’ deputetët e PS duke iu thënë se janë nervozuar pasi Alqi Bllako u la në burg.
“Nëse juve ju digjet xhani për investitorët e huaj dhe ekonominë e këtij vendi, do duhet të bënit në mënyrë të përulur, t’ja bëjë me dije publikut shqiptar. Sepse investime të tilla nëse ka garë Shals, përse nuk thoni në mënyrë të hapur. Nuk keni fare për tu trembur në këtë pjesë, por është mënyra më e mirë, çdo gjë fshehur në mjegull, me një shumë kaq të madhe Janë 1 mln metra katrorë që po i jepen dikujt, a duhet ta dimë ne çfarë fiton Shqipëria? Këtë gjë duam të dimë.
Nuk kam fare interes se si do shkojë historia e opozitës. Në këtë mes ka histori të gjobvënies, histori të fshehta, e kuptoj arrogogancën tuaj për të bërë amnisti fiskale. Nga cilat burime të fshehta do vijnë. Duhet të ulërasim, e kuptoj nervozizmin e atij që foli e iku. Në gjykatën e Apelit një kolegut tuaj iu hodhën sërish pranga, e kuptoj nervozizmin. Që të mos ndodhi gjëra të tilla bëni transparencë”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani