SHBA: 200,000 viktima ushtarake në Rusi dhe Ukrainë si pasojë e luftës
Gjenerali më i lartë amerikan vlerëson se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë.
Gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, tha gjithashtu se rreth 40,000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt.
Ditët e fundit, Ukraina ka sinjalizuar një gatishmëri për të zhvilluar disa diskutime me Moskën, pasi presidenti Volodymyr Zelensky hoqi dorë nga kërkesa që Vladimir Putin, të hiqej nga pushteti përpara se të rifillojnë negociatat.
Por duke folur në Nju Jork, gjenerali Milley shtoi se që çdo bisedë duhet të jetë e suksesshme, ndërsa shtoi se Rusia dhe Ukraina do të duhet të arrijnë një “njohje reciproke”.
Gjenerali i lartë, i cili shërben si këshilltari më i lartë ushtarak i Presidentit Joe Biden, tha se shkalla e viktimave mund të bindë Moskën dhe Kievin për nevojën për të negociuar gjatë muajve të ardhshëm të dimrit, kur luftimet mund të ngadalësohen për shkak të kushteve të ngrirjes, shkruan BBC.
“Ju po shikoni mbi 100,000 ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur,” tha gjenerali Milley.
“E njëjta gjë ndoshta në anën ukrainase.”
LEXONI GJITHASHTU:
- Zhllima: Duhanpirësit harxhojnë 20% të shpenzimeve familjare për cigare
- VIDEO | Të maskuar me kapuç, si u grabit dyqani i pajisjeve elektronike në Vlorë
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve