“Lutem që të ndodh një mrekulli”, përlotet nëna e 22-vjeçares nga Kenia
Nëna e 22-vjeçares nga Kenia, e shtruar në spitalin e Traumës është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Teksa përlotet nëna tregon se lutet që të ndodh një mrekulli dhe vajza e saj të shpëtojë.
“Erdha në Tiranë më 12 shtator. Jam njoftuar për incidentin e vajzës time më datën 15 gusht. Incidenti ka ndodhur më datën 13 gusht. Jam njoftuar nga kompania që punësoi vajzën këtu. Kompania më ka organizuar edhe ardhjen time. Është në një gjendje kritike shëndetësore. Unë jam lutur për të që ndodh një mrekulli, ndërkohë që mjekët nuk më jepnin shpresa për të. Ajo ndodhet në këtë gjendje për 6 javë”, u shpreh ajo.
Euronews Albania mëson se vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.
Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.
22-vjeçarja punonte në një nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.
Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës. Theksojmë se vajza ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje