Familjarët e të bllokuarve në kampin Al-Hol letër apeli për ndihmë kryeministrit Rama

11 Shtator 2020 | 10:22

Euronews Albania zbulon letrën dërguar kryeministrit Rama nga familjaret e Eva dhe Endrit Dumanit që prej 6 vitesh janë bllokuar në kampin Al-Hol në Siri, ku ndodhen persona të përfshirë me Shtetin Islamik.

Kërkesa është bërë pak ditë më parë nga Mide dhe Xhetan Ndergjoni, daja i fëmijëve për të marrë një zgjidhje dhe për të nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga kampi, nipërit e tij duke qenë se situata atje është rrezikuar edhe më shumë.

Në shkresën drejtuar kryeministrit janë dhe mesazhet që Eva Dumani i ka dërguar dajës së saj në orën 01:10 pas mesnate, ku e mitura shkruan se situata në kamp është përkeqësuar dhe se nuk e di nëse do ketë mundësi të komunikojë sërish, por i siguroi se ajo dhe vëllai Endriti janë shëndoshë e mirë.

WhatsApp Image 2020 09 11 at 12.22.55 PM

“Më duhet t’ju kërkoj ndjesë në emër të familjes time atërore Ndregjoni, për këtë dhimbje të madhe që ish-bashkëshorti im shkaktoi. Ai rrëmbeu dy fëmijët tanë përkatësisht Eva dhe Endri Dumani përkatësisht në atë kohë 8 dhe 5 vjeç dhe i çoi ata në Siri! Shumë pak muaj mbas mbërritjes atje ai humbi jetën dhe fëmijët e mi Eva dhe Endri kanë përjetuar një kalvar të mundimshëm vuajtjesh dhe stërmundimesh, të marrë peng në një vend ku vdekja u kërcënohej çdo ditë,” shkruhet në letër.

“Sot ata gjenden në kampin “AL-Hol” në Siri i cili kontrollohet nga Forcat Ushtarake Kurde. Besomë nuk kishte dhimbje më të madhe për mua, nuk kishte më as ajër por vetëm shpresa se ata një ditë do kenë nevojë për mua më ka mbajtur gjallë! Çfarë dhimbje kam përjetuar! Çfarë tragjedie! Kur humb fëmijët, humb të ardhmen!,” shkruajnë familjarët e fëmijëve të mbetur në Siri. 

“Zoti Kryeministër! Eva sot është një vajzë 13 vjeçe dhe Endri sot është 11 vjeç! Më zhbëri dhimbja më beso! Tani jam gur dhe bëj çfarë bën guri në përditshmërinë e tij! Zoti Kryeministër! Ju lutem mundësoni dhe përshpejtoni sa më shpejt kthimin e tyre të sigurt, me rrugë zyrtare, unë nëna e tyre të lutem me dhimbje nëne! Endri dhe Eva kërkojnë çdo ditë orën e kthimit! Kemi nevojë për ndihmën tuaj, që ata fëmijë shqiptarë të kthehen këtu për t’u riatdhesuar dhe rehabilituar si shtetas shqiptarë.,” bëjnë apel të afërmit.

Përfaqësues nga Kryeministria i kanë kthyer përgjigje Xhetan Ndregjonit duke thënë se çështja është marrë në shqyrtim prej tyre: “Jemi marrë me çështjen e këtyre njerëzve dhe nuk e kemi në dore ne! Është shumë e ngatërruar me shtetet e tjera”.

Sipas informacioneve në Siri ndodhen 72 shqiptarë, prej të cilëve rreth 50 fëmije, ndërsa pak ditë më parë ndërroi jetë një e moshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026