Detaje të reja nga ferma e kanabisit në Berat, shkon në 105 numri i të shoqëruarve
Detaje të reja janë zbadhur nga megaoperacioni në Berat ku u zbulua një fermë që kultivonte kanabis.
Burime bëjnë me dije për Euronews Albania se numri i personave të shoqëruar në polici ka shkuar 105 ndërsa disa të tjerë po kërkohen dhe janë shpallur në kërkim.
Rreth 95 prej tyre janë gra por shumica e tyre jo banore të zonës. Sasia e kanabisit që do të përpunohej ose i përpunuar ende nuk është përcaktuar por flitet për sasi tepër të konsiderueshme, qindra kg deri 1 në ton.
Burimet po ashtu bëjnë me dije se gratë e moshave të ndryshme janë nga zona veriore, Shkodra, Laçi etj. Hetimi do të përcaktojë nëse ato strehoheshin në Berat apo transportoheshin çdo ditë për të punuar. Detajet e operacionit pritet t’i japë të premten në një konferencë drejtori i departamentit të policisë kriminale Neritan Nallbati.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë