Bushati: Pse Rama s’i trembet protestës dhe pse dhuna është zgjidhje
Analisti Andi Bushati thotë se Edi Rama nuk i trembet protestës së opozitës pasi i ka në dorë të gjitha pushtetet.
Në emision Now në Euronews Albania, Bushati u shpreh se protestat kanë vlerë në një sistem demokratik ku mund të thyesh edhe ndonjë xham apo të shash edhe qeverinë, por jo në Shqipëri ku të nesërmen çdo gjë vijon njësoj.
Sipas tij, një pjesë të ‘meritës’ në këtë vetësiguri të Ramës e ka edhe media.
“S’ka asnjë arsye që t’i trembet protestës. Protestës mund t’i trembet Macron. Protesta kanë vlerë në një sistem demokrat ku mund të thyesh edhe ndonjë xham, të shash edhe qeverinë por pjesa tjetër e shoqërisë do funksionojnë njësoj të nesërmen. Një njeri që i ka të gjitha valvulat e shoqërisë në dorë s’i trembet asgjëje. Ka disa arsye pse Rama s’e ka frikë protestën se televizionet do t’i shtojnë qilima. Në një vend ku një njeri i kontrollon të gjitha nuk ka frikë nga protestat”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili