Kryemadhi: Unë e Meta do dilnim nga politika, sekretet që ai pa na ndërruan mendjen
Monika Kryemadhi zbuloi në emisionin Now në Euronews Albania se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Ilir Meta kishin menduar të tërhiqeshin nga politika.
Ish-kryetarja e LSI tha se ishin disa sekrete që Meta nga pozicioni i presidentit kishte parë, ato që ua kishin kthyer mendjen.
“Meta nga pozicioni i presidentit ka parë shumë gjëra që shkojnë përtej dijenisë time, që janë sekrete dhe kanë të bëjnë me Shqipërinë. Kishim menduar të dilnin për t’ia lënë vendin një elite të re politike për të cilën shoqëria shqiptare nuk është ende gati. Një të riu i duhet të paktën 300 mijë euro të promovohet në politikë. Unë po të dua gjej 3 mijë njerëz me nga 100 euro dhe i gjej. Si mundet një grua e re të përballet me një kandidat të Ramës që vjen me para droge, me armë dhe infrastrukturën policore. Ilir Meta ka parë që ka ky furnizim i krimit të organizuar vinte nga shitjet e onturazhit sekret të shtetit shqiptar”, tha Kryemdhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Si t’i paguajë dritat”, Kryemadhi: Duma iku nga politika për 1 jetë më të mirë
- Bushati-Kryemadhit: Rama nuk ikën pa ikur shumë nga ne
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia