Rama do na i vjedhë prapë zgjedhjet, thotë Monika Kryemadhi
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se kryeministri Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kryemadhi nënvizoi se Rama kontrollon sistemin e drejtësisë.
Sipas saj, situata është shumë e rëndë, edhe për gabimet e opozitës, siç ishte lënia e mandateve.
“Edhe Millosheviçi me votë iku, por e bombardoi NATO-ja njëherë, pastaj iku me votë. Faktikisht, ai me votë do ikë. Do t’i blejë ai, ca do i marrë si të pandehur. Prandaj them unë, duhet të protestojmë te këto institucionet e drejtësisë që kontrollon Edi Rama.
E kemi lënë në dorë të Zotit. Mua më ka dalë nami pëer fallxhore, shpresoj t’ia bëj fallin tamam. Situata është shumë e rëndë, për shkak të kapjes së gjitha instrumentave”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë