VIDEO | Asgjësohet kanabisi në fermën në Berat

11 Nëntor 2022 | 09:35

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga ferma me kanabis në Berat, në të cilën aktualisht po kryhet asgjësimi i lëndës narkotike.

Siç shihet nga pamjet, ferma është e rrethuar me perimetër sigurie dhe ka forca të policisë.

Deri më tani, 9 persona u arestuan dhe 105 të tjerë u shoqëruan. Rreth 95 prej tyre janë gra, por shumica e tyre jo banore të zonës.

Mësohet se ferma është në pronësi të shtetasit Xhimi Dyli, i cili po merret në pyetje nga policia për të bërë të mundur arrestimin e personave që ua kishte dhënë me qira, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ende.

Ferma ishte marrë me qira dhe gratë që punonin në të flinin prej muajsh brenda serës me një sipërfaqe rreth 2 hektarësh, ku ishin përshtatur edhe ambiente fjetjeje me dyshek me ajër dhe dushe për t’u larë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026