Fredi Kokoneshi rrugës për te spitali i Traumës, u godit 4 herë me thikë në shpatull

11 Nëntor 2022 | 14:51

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është rrugës për në spitalin e Traumës.

Në mëngjesin e së premtes ai u godit 4 herë me thikë në shpatull dhe ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Lushnjë. Rreth orës 15:00 u raportua dhe transferimi i tij në Tiranë.

Edhe shoferi i tij u plagos në po të njëjtën ngjarje. Gazmir Bullari është në gjendje të rëndë pas 5 goditjeve me thikë në bark.

Krimi u krye nga Orgest Xhelili. Ai punonte IT në bashki dhe u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila ishte drejtoreshë e infermiereve në poliklinikën e Divjakës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë. Autori është arrestuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026