Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Rublat duan të pengojnë projektin

11 Nëntor 2022 | 14:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për akuzat mbi portin e Durrësit.

Sipas tij bëhet fjalë për shpifje dhe poshtërsi në dëm të interesit të vendit. Rama thotë se investimi është transformues jo vetëm për Durrësin, por për gjithë Shqipërinë dhe gjithë çfarë thuhet është provë se opozita më herët i ka bërë vetë ato “poshtërsi”.

“Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed,” – shkroi Rama në Twitter.

Procedura për ndërtimin e portit të Durrësit ka shkaktuar mjaft debate dhe akuza nga opozita se kryeministri po “fal” tokën ku do të bëhet investimi arab.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026