Meta tregon dokumentin: Porti i Durrësit i jepet kompanive offshore
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi një dokument këtë të enjte, ku sipas tij, tregohet se Porti i Durrësit, i është dhënë kompanive të regjistruar në ishujt Virgine të Britanisë.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se nuk dihet se në duart e kujt ndodhet prona strategjike më e rëndësishme në vend.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama po kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve
“Porti i Durrësit e provuar me dokumentat zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike, i është dhënë kompanive offshore të regjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre.
Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion 812 mijë metra katrorë pa pagesë ndërkohë që dihet vlera e jashtëzakonshme që ka kjo sipërfaqe dhe që shkon në qindra miliona euro të tjera. Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë pra Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve”, theksoi Meta.
Me 62 vota pro dhe 20 kundër, Kuvendi miratoi ditën e djeshme, kërkesën e qeverisë për të kaluar me procedurë të pershpejtuar një projektligj për Portin e Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin