Investimet në sektorin e energjisë, Balluku: Ndërprerja s’është opsion

11 Nëntor 2022 | 15:57

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në nënstacionin elektrik të Lushnjës, një investim prej 60 mln lekësh për të rritur kapacitetet dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike të zonës së Lushnjes dhe Divjakës.

““Ne do të vazhdojmë me të gjitha investimet tona. Po diskutojmë prej kohësh se si mund të ndihmojmë të gjitha bizneset që sot kanë dalë në treg të lirë. Kjo situatë, kur pjesa më e rëndësishme ka të bëjë me uljen e humbjeve. Duhet një strategji e mirëfilltë për 2023, duke pasur parasysh vështirësitë, të mbrojmë abonentët nga rritja e çmimeve, kërkesën për uljen e humbjeve, duhet të gjejmë një zgjidhje si të vazhdojmë investimet ndërprerja e energjisë nuk është opsion për qeverinë”, u shpreh ajo gjatë inspektimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026