Spahiu: Dubai-n mund ta realizosh në Durrës kur ke rrugët. Ku jam dakord me Ramën

11 Nëntor 2022 | 17:09

Analisti Kreshnik Spahiu, ka komentuar projektin për Portin e Durrësit i cili u miratua pak ditë më parë me procedurë të përshpejtuar.

Në një intervistë për Euronws Albania, ai është shprehur se qeveria ka menduar për shitjen përpara se të investohet.

Më tej ai ka thënë se në vendin tonë mungon infrastruktura ndërsa deklaroi se Durrësi është qyteti më i betonizuar në vendin tonë.

“Unë jam pro këtyre projekteve por mendoj se ka shumë arsye për të dyshuar. Në port kemi që dy vite që kemi një zyrë imobiliare.

Këta pa investuar kanë filluar të mendojnë për shitjen. Kemi të bëjmë me një sistem piramidal. Durërsit është qyteti më i ndotur nga ana urbane në të gjithë Shqipërinë. Durrësi është qyteti më i betonizuar. Durrësi është i betonizuar. Unë  nuk jam kundër këtij investim, por Dubain mund ta realizosh në Durrës kur i ke bërë dhe rrugët si Dubai. Kur të kesh një autostradë me 6 kalime”- theksoi ai.

Saphiu shprehu kritika dhe për opozitën duke thënë se kjo e fundit nuk duhet të sulmojë investitorët e huaj.

“Rama ka shumë të drejtë në sulmin që i bëjmë investimeve të huaja sepse janë shumë pak. Ne e kemi bërë si traditë, i kemi trembur investitorët e huaj. E kanë më thjesht të shkojnë në vende të tjera se sa në Shqipëri. Shqipëria është bërë si një xhungël. Çdo investim i huaj që hynë këta dalin dhe e godasin”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social X, ka uruar kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, i cili u emërua...
10:31 | 17/07/2026

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026