Haziri: LDK nuk kërkon zgjidhje politike, por Kurti të arrijë marrëveshje me Serbinë
Lidhja Demokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për acarimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë së Kosovës.
Nënkryetari i saj Lutfi Haziri në emisionin Balkan Talks në Euronews Abania i kërkon Kryeministrit Albin Kurti të bashkëpunojë fort me Uashingtonin dhe Brukselin për të gjetur zgjidhje për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, për të shtensionuar situatën në Veri dhe arritjen e marrëveshjes finale me Beogradin.
Megjithatë, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës deklaron se në këtë situatë negociatash përcaktuese, opozita nuk do krijojë asnjë problem të brendshëm politik ne vend.
“Ne po kërkojmë që procesi i negociatave të ketë shans të arrijë progres, se e dimë që është e vështirë të mbyllet. Negociata i kanë mbetur në fyt politikisht Kurtit. Është një situatë e re, është propozimi franko-gjerman, në dokument që i jep mundësi palëve të ulen të tavolinë dhe të zgjidhin disa nga çështjet themelore mbi baza europiane. Kjo iniciativë e re në krahasim me zhvillimet i ka dhënë oksigjen politik Kurtit se u nënshkruan tre marrëveshje në Procesin e Berlinit që ishin të paimagjinueshme më parë”, tha Haziri.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta