Mbi 33 kg kanabis në banesë dhe makinë, arrestohen dy vëllezërit në Elbasan

12 Nëntor 2022 | 09:48

Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë në Elbasan këtë të shtunë në kuadër të operacionit policor të koduar, “Presentation”.

Vëllezërit Sadush I, 36 vjeç dhe Endrit Ismailaj, 33 vjeç, banues në fshatin Trebel, Skrapar u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Operacioni u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026