‘Uli ritmin e protestës’, Qafoku: Rudina foli se është e bija e Azem Hajdarit

12 Nëntor 2022 | 17:21

Analisti Roland Qafoku ishte i pranishëm në Euronews Albania, duke komentuar drejtpërdrejt protestën e 12 nëntorit.

Pas fjalimit të ish-deputetes Rudina Hajdari, Qafoku tha se ajo pati vend për fjalim sepse është e bija e Azem Hajdarit dhe jo sepse ka spikatur në politikë.

“Azem Hajdari vazhdon të ketë ata që akoma e kujtojnë dhe historinë e tij e kanë akoma në mendje. Një pjesë aty me informacionet që kam janë dhe pjesë e grupimit të dhjetorit 1990, kështu që janë këto sentimentalizmat, por nuk është se ngjalli diçka. Protesta me këto fjalime po e humbet pak ritmin,” – u shpreh analisti.

Protesta nisi pak pas orës 16:00 që u lajmërua fillimisht. Sali Berisha nuk u prononcua për mediat, ndërsa Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen, ndërsa qeverinë e porositi të mos provokojë.

Policia është mobilizuar bashkë me Forcat Speciale, ndërsa kryeministria u blindua që para fillimit të tubimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026