“Më kujtoni babain”, përlotet Rudina Hajdari, flet për Azemin në protestë

12 Nëntor 2022 | 17:06

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është përlotur në protestën që po zhvillon sot opozita para Kryeministrisë.

Ajo tha se beteja sot nuk është mes partive, mes militantëve, por mes gjithë shqiptarëve nga njëra anë dhe klubit të miliarderëve nga ana tjetër. Nuk i ka përmbajtur lotët, teksa ka kujtuar të atin, Azem Hajdari.

“Si mundet sot të jetë në paqe një pensionit. Nuk ka më paqe sot në vend.Motra dhe vëllezër, unë jam Rudina Hajdari dhe sot të flas këtu është një privilegj i madh në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur këtu më kujtoni Azem Hajdarin, Azemi kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë. Ju më mbushni me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë. Ju përqafoj dhe ju dua shumë të gjithëve”, deklaroi Hajdari.

Protesta e opozitës ka filluar vetëm pak minuta më parë. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta  dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfaqen në krah të njëri tjetrit. Deri më tani nuk është raportuar asnjë incident në protestë, ndërkohë që pjesëmarrja është shumë e lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026