Budina: Të mos ndalen protestat me forcë pa e shkulur mafien e pushtetit

12 Nëntor 2022 | 17:05

Aktori Edmond Budina deklaroi se protestuesit në sheshin para Kryeministrisë, kanë dalë për t’i thënë jo mafies në pushtet.

Gjatë fjalës së tij,  Budina u shpreh se protestat nuk duhen të ndalen deri në fund, duke përdorur edhe forcën, për ta shkulur mafien nga pushteti.

“Ne jemi këtu për t’i thënë jo drogës, jo shpiopullimit të atdheut, jo shpërbërjes kombëgare, jo varfërisë, jo shthurjes së këtij vendi, të rinisë që po degradon. Ne jemi këtu për t’i thënë jo drogës, ne jemi këtu për t’i thënë jo mafies deri në fund.

Unë personalisht ju ftoj që protestat tona të mos ndalen asnjëherë deri në fund me forcë, të mos shkulemi që këtu pa e shkulur mafien e pushtetit. Ne të luftojmë dhe të kemi një mosbindje civile deri në fitoren përfundimtare’, theksoi Budina.

Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë.

Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit...
07:59 | 26/06/2026

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026