Gent Strazimiri: Policët shoqëruan të riun se do vendoste flamurin tek Kryeministria

12 Nëntor 2022 | 19:25

Pas fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha protestuesit çanë kordonin e efektivëve, të cilët kishin rrethuar Kryeministrinë.

Protestuesit hodhën bojë dhe gurë në drejtim të mureve të godinës së Kryeministrisë, pas thirrjes së organizatorëve për të ndezur qirinj për viktimat Ardit Gjoklaj, Klodian Rashën, Lear Kurtin.

Gent Strazimiri u shpreh se një nga protestuesit është shoqëruar, pasi donte vetëm të vendoste një flamur në dritaret e Kryeministrisë.

“Efektivët duhet të kërkojnë falje, jo vetëm djalit por edhe flamurit”, tha ai.

Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, e thirrur nga Partia Demokratike.

Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.

Për mbarëvajtjen e protestës, ishin në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore u mbyllën që prej orës 15:00.

Shërbimet e rendit patën peshën kryesore, por kishte edhe një mobilizim të Forcave Speciale. Në protestë kishte një numër shumë të lartë qytetarësh, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës së opozitës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026