VIDEO| Dy avionë të Luftës II Botërore përplasen gjatë shfaqjes ajrore në Teksas

13 Nëntor 2022 | 09:21

Dy avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar në një shfaqje ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke vrarë të paktën dy persona.

Pamjet tregojnë avionin duke goditur njëri-tjetrin në një lartësi të ulët dhe më pas të dy përplasen në tokë duke shpërthyer në flakë, shkruan BBC.

Avionët – një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress – po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit.

Nuk u bë e qartë se sa persona ishin në dy avionë.

Shoqata e Pilotëve Aleate, e cila përfaqëson pilotët e American Airlines, tha se Terry Barker dhe Len Root, dy nga ish-anëtarët e saj, ishin në mesin e njerëzve që vdiqën në përplasje.

Raporte të tjera mediatike sugjerojnë se deri në gjashtë persona mund të kenë vdekur në përplasje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026