Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i kërkon qeverisë të rishikojë masat anti-Covid për hapjen e shkollave
Një ditë para nisjes së vitit shkollor, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) i bëri thirrje ministrisë së Arsimit të rishikojë urgjentisht masat anti-Covid të propozuara, pasi një pjesë e tyre “shkelin në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve”.
Në një deklaratë për shtyp, CRCA/ECPAT shprehet kundër detyrimit nga ana e ministrisë që fëmijë të moshës nën 14 vjeç dhe fëmijë të grupeve me aftësi ndryshe dhe nevoja të veçanta të firmosin një deklaratë në të cilën thuhet se nuk janë të prekur nga COVID-19, në të kundërtën, nëse nuk e firmosin, rrezikojnë të ndëshkohen nga rregullorja e shkollës.
Dokumenti i vetëdeklarimit ka shqetësuar jo pak prindërit, ndërkohë që CRCA/ECPAT ka vënë në diskutim shpeshtësinë e firmosjes së deklaratës, mënyrën se si mund ta firmosin atë fëmijët që sapo kanë nisur të mësojnë shkrim dhe lexim, ata me aftësi të veçanta.
“Si mund t’ju kërkohet fëmijëve nën moshën 14 vjeç, qe nuk kanë zotësi për të vepruar – përfshi edhe të drejtën e firmës, në kundërshtim me kodin civil dhe penal, të firmosin një dokument për të cilën deklarimi përmban pasoja penale? Si mund të detyrohen fëmijët të mbajnë përgjegjësi personale në rastet e infektimit me Covid-19, por janë asimptomatikë?!” – ngre pyetjet e saj qendra për të drejtat e fëmijëve.
“Shkollat i përkasin fëmijëve ndaj ato duhet të jenë të hapura, të sigurta dhe miqësorë me fëmijët,” – thuhet në deklaratën e CRCA/ECPAT.
Për shkak të pandemisë së COVID-19, ministria e Arsimit ka vendosur që të rihapë shkollat, por me një protokoll të shtrënguar masash.
Ky protokoll parashikon orë mësimi me kohë dhe numër nxënësish të reduktuar, për rrjedhojë ndarje të klasave me turne, ndërkohë që kërkohet rreptësishtë mbajta e maskës dhe distancës fizike përgjatë gjithë kohës.
Nga ana tjetër shqetësim ka shfaqur detyrimi i firmosjes së një formulari vetëdeklarimi ditor, ku përgjegjësia shëndetësore i kalon familjes.
Lexoni gjithashtu:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell