“Keep calm, I am a doctor”, mjeku shqiptar që protestoi në Londër: S’jemi kriminelë
Adrian Fandi, mjek shqiptar në Angli, ishte pjesë e protestës së zhvilluar nga komuniteti shqiptar në Londër 2 ditë më parë si reagim ndaj deklaratave të ministres së Brendshme britanike, e cila i etiketoi shqiptarët kriminelë.
Në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, ai tregoi se në protestë mbante të veshur një bluzë ku shkruhej “Keep calm, I am a doctor”, për të treguar, siç tha, që shqiptarët jo vetëm nuk janë kriminelë, por janë njerëz të integruar dhe jetojnë me punë të ndershme.
Ai tregoi se protesta ka qenë e organizuar nga dy vëllezër shkodranë përmes Facebook dhe më pas është përhapur menjëherë nëpër grupet e komunitetit shqiptar në Londër.
“Kanë qenë mbi 3500 shqiptarë, ka qenë një lumë flamujsh kuqezi. U ndjemë krenarë dhe të bashkuar. Protestuam kundër ministres së Brendshme që stigmatizoi shqiptarët si kriminelë. Kjo solli reagimin e komunitetit shqiptar përmes grupeve tona, dhe disa politikanë shqiptarë reaguan menjëherë duke nisur nga kryeministri Edi Rama. Ne nuk jemi kriminelë, pyll pa derra nuk ka. Diskriminimi dhe racizmi janë të dënuara me ligj”, u shpreh mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset