Bashkëpunimi energjetik me RMV-në, Balluku: Duhet strategji për qëndrueshmërinë
Zv. kryeministrja Belinda Balluku deklaroi nga mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se në rast se nuk ka bashkëpunim dhe strategji të mirëstudiuara nuk do të ketë as zgjidhje të qëndrueshme për krizën energjetike.
Sipas saj lufta në Ukrainë, dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve tregoi se askush nuk ishte i përgatitur për këtë situatë.
Balluku tha se sot nuk flitet vetëm për çmimin e energjisë, por për sigurimin e sasive të nevojshme.
Ajo tha se një nga marrëveshjet më të rëndësishme që u nënshkrua është padyshim ajo e bashkëpunimit energjetik, duke qenë se dhe Shqipëria që nuk ishte e varur nga gazi rus, u ekspozua në këto vështirësi.
“Një nga më të rëndësishmet sepse s’është thjesht situatë krize. Ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor,’ – deklaroi Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor