Biden shtrëngon duart me Xi për herë të parë si president i SHBA

14 Nëntor 2022 | 12:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hënën në Bali të Indonezisë, në prag të samitit të vendeve më të industrializuara, G20.

Takimi vjen në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, për shkak të disa çështjeve – nisur nga siguria në Tajvan deri te tregtia.

Ky njëherësh është takimi i parë i tyre prej se Biden ka marrë detyrën e presidentit më 2021.

“Kemi kaluar shumë kohë së bashku kur të dy ishim nënkryetarë. Është, thjesht, e mrekullueshme që ju shoh”, i tha Biden Xisë.

“Si udhëheqës të vendeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, mendoj unë, për të treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i menaxhojnë dallimet, mund të parandalojnë që konkurrenca të kthehet në konflikt dhe mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku në urgjencat globale, që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha Biden.

Ai përmendi ndryshimet klimatike dhe pasigurinë ushqimore si probleme që bota pret të trajtohen nga vendet e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026