Më pak para Ministrisë së Jashtme, Fino: Na mjaftojnë. Shehu: S’keni guxim 

14 Nëntor 2022 | 13:24

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të administrojë më pak para në 2023-shin, krahasuar me një vit më parë.

Nga rreth 3.1 milardë lekë në 2022-shin, Ministria e Jashtme do të marrë si mbështetje financiare për vitin e ardhshëm vetëm 2.9 miliardë lekë, pra rreth 200 milionë lekë më pak.

E megjithatë, pavarësisht rënies që ka pësuar buxheti, ministria duket e kënaqur.

Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, tha se kjo shumë është më se e mjaftueshme për vazhdimin normal të punës.

Të vetmit që e kontestuan këtë buxhet, ishin përfaqësuesit e opozitës në komisionin e politikës së jashtme.

Ish-Ministri I jashtëm dhe Deputeti Demokrat, Tritan Shehu, tha se ky buxhet është i pamjaftueshëm për aktivitetet e ministrisë së jashtme.

Buxheti i vitit 2023 për ministrinë e jashtme ka pësuar rënie me rreth 6.5%, çka sipas përfaqësuesve të opozitës do të ndikojë në politikëbërjen e jashtme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026