Bora Zukali: Ka shumë shqiptarë në zonën ku ndodhi shpërthimi në Stamboll

14 Nëntor 2022 | 19:26

Kryetari i Shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll, Bora Zukali tha se në zonën ku ndodhi shpërthimi në Stamboll ditën e djeshme, jetojnë shumë shqiptarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se sheshi ‘Taksim’ është një nga vendet më të vizituara në Turqi.

“Zona ku ka ndodhur shpërthimi vizitohet nga e gjithë bota. Ka shumë shqiptarë që e vizitojnë. Aty është vend turistik dhe kulturor. Shqiptarët kur kanë ardhur nga Shqipëria kanë jetuar me shumicë në këtë zonë dhe alfabeti i Stambollit është firmosur”- tha ai.

Policia turke ka bërë një arrestim lidhur me shpërthimin e së dielës në qendër të Stambollit, që vrau të paktën 6 persona dhe plagosi mbi 80 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16 e 20, me orën lokale, në një rrugë të populluar në sheshin ‘Taksim’.

Shpërthimi u filmua nga kamerat dhe u nda në rrjetet sociale.

Ndërsa qendra e Stambollit është vënë në shënjestër nga separatistët kurdë dhe militantët islamikë në vitet e fundit, sulmi në fjalë nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026