Meta përplaset me Bushatin: Ishe pro djegies së mandateve, Basha u tall me popullin
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është përplasur me analistin Andi Bushatin, pasi ky i fundit i tha se Lulzim Basha në kohën kur ishte kreu i PD-së, ka zhvilluar protesta të forta dhe të mëdha.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta i tha Bushatit se ka qenë pro lënies së mandateve duke shtuar se këto të fundit Basha nuk i la por i shiti.
Më tej ai theksoi se ish-kryedemokrati është tallur me popullin.
Pjesë nga debati:
Meta: Jam kundër asaj që tha Bushati, që Lulzim Basha i bënte protestat më të forta
Bushati: më të mëdha e më të forta
Meta: A ka mundësi të flasim pak, se ju keni qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të lënies së mandateve
Bushat: Po dhe kësaj i qëndroj
Meta: Po ai i shiti mandatet nuk i la. Lulzim Basha u tall me popullin opozitar, i nxirrte njerëzit aty dhe bënte sikur digjte kërpudhën kot.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës