Logopedi rrëfen kolapsin e të dielës në urgjencën e fëmijëve

15 Nëntor 2022 | 08:02

Të dielën në urgjencën e fëmijëve në Tiranë, tensionet ishin të dukshme.

Logopedi Erges Eskiu tregoi se rreth orës 23:15 kishte shkuar për të vizituar djalin dhe gjendja ishte alarmante. Në ambientet e urgjencës nuk kishte as shtretër as stativ, ndërkohë të miturit kishin dhimbje barku ose të vjella dhe as nuk kishin mundur të rehatoheshin.

Nga fluksi, Eskiu tha në “Goodmorning Albanians” se edhe personeli ishte i shqetësuar. Ata kërkonin mbështetje, por duke qenë se ishte gati mesnatë, nuk morën përgjigje.

Më herët përmes një postimi në Facebook Eskiu tregoi se ishte numri 56 në radhë, ndërkohë që brenda ndodhej numri 44 dhe i fundit në pritje ishte numri 77.

Sipas tij nuk ishte normale që në një ambient 40 metra katrorë, ndodhen 55 njerëz njëkohësisht në periudhë virozësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024