Aktivistët e klimës në Austri hedhin bojë të zezë mbi kryeveprën e Gustav Klimt 

15 Nëntor 2022 | 12:28

Aktivistët e klimës në Austri hynë të martën në muzeun “Leopold” ku përdhosën pikturën e artistit të famshëm austriak Gustav Klimt.

Dy burra derdhën bojë të zezë mbi pikturën e Klimt “Vdekja dhe jeta” në muzeun në qendër të Vjenës.

Pas kësaj, një aktivist ngjiti dorën në kornizën e fotografisë.

Menjëherë sigurimi ka evakuuar të gjithë katin ku ka ndodhur ngjarja dhe është thirrur policia.

Që nga muaji qershor, aktivistë mjedisorë nga Britania, Gjermania dhe Italia kanë kryer një sërë sulmesh ndaj veprave të artit në galeritë dhe muzetë në të gjithë Evropën.

Përveç “Luledeellit” të Van Gogut, në shënjestër u vunë edhe “Haystacks” e Monet-it, “Vajza me vathë perla” e Vermeer-it, “Hay Wagon” e John Constable dhe shumë piktura të tjera të famshme.

Deri më tani, asnjë nga pikturat nuk është dëmtuar, falë mbrojtjes së xhamit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026