Ndalimi i trafikimit të ikonave, ministrja Margariti jep detaje nga marrëveshja

15 Nëntor 2022 | 12:55

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe me Prokurorinë e Përgjithshme për ndalimin e trafikimit të ikonave.

“Është një marrëveshje bashkëpunimi midis 3 institucionevepër ndalimin e trafikimit të pasurive kulturore. Kemi kuptuar gjatë operacioneve të ndryshme që ishte e nevojshme që të identifikonin hapat proceduralë, sesi të lidheshim dhe koordinoheshim për të përshpejtuar proceset. Sot marrëveshja vendos të gjitha institucionet përpara një kuadri të qartë hapash, masash mbështetjesh që bën të mundur që punonjësit të kenë më të lehtë hapat për ekzekutimin”, u shpreh ajo.

“Më parë kemi nënshkruar një marrëveshje së bashku me kongresin amerikan për bashkëpunimin në mbrojtjen e pasurive kulturore dhe në luftën kundër trafikut të paligjshëm. Kjo ka sjellë një trajnim të posaçëm në disa institucioneve të vendit”, tha më tej ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026