‘Trafikantët do gjejnë një zgjidhje’, kritika marrëveshjes Francë-Britani

15 Nëntor 2022 | 14:17

A do të kenë sukses Franca dhe Britania e Madhe në ndalimin e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez?

Pyetja lind pasi të dy vendet nënshkruan të hënën një marrëveshje për rritjen e numrit të policëve në plazhet franceze. Londra do të paguajë 72 milionë euro për të mbështetur përpjekjet e Parisit. Por shoqatat besojnë se kontrabandistët do të gjejnë zgjidhje gjithnjë e më të rrezikshme për të organizuar kalime të paligjshme.

Pra, shumë mirë që po rrisim me 40% forcat e policisë. Çfarë do të ndodhë? E gjithë kjo përforcon rrjetet e kalimeve, i bën të domosdoshëm kjo vërehet prej vitesh në mënyrë empirike: sa më shumë punonjës policie të vendosni në plazhe, aq më shumë inkurajoni rrjetet e paligjshme. Është një gjarpër që kafshon bishtin e vet”, thotë Pierre Roques, koordinator i shoqatës së emigrantëve.

Sipas akordit, duhet të mobilizohen rreth 900 policë dhe xhandarë, që është shumë pak sipas autoriteteve të Calais.

Vija bregdetare franceze midis kufirit belg dhe Baie de Somme është 150 kilometra e gjatë. Një problem tjetër i vënë në dukje nga të zgjedhurit vendorë janë edhe varkat, të cilat thuhet se vijnë nga Gjermania

“Thuhet se shumë nga varkat e vogla që sillen në bregdet vijnë nga Gjermania, ndoshta duhet të përfshihen edhe shërbimet inteligjente gjermane, belge dhe holandeze, në fakt e gjithë Europa”, shprehet Philippe Mignonet, nënkryetar i bashkisë së Calais.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, më shumë se 200 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në det ose në tokë që nga viti 2014, duke u përpjekur të arrijnë në Angli përmes Francës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026