TAP dyfishon gazin për Europën, Presidenti i Azerbajxhanit: Rritet roli i Shqipërisë
Roli i Shqipërisë në sigurinë energjetike të Europës do të rritet akoma edhe më shumë përmes gazsjellësit TAP.
Lajmin e bëri të ditur presidenti azer, Ilham Aliev gjatë konferencës së përbashkët me kreun e shtetit shqiptar Bajram Begaj, nga ku theksoi se shumë shpejt do të dyfishohet sasia e gazit që Azerbajxhani sjell në Europë përmes TAP-it.
“Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për gazsjellësin TAP. Ka pasur një takim të këshillit të 1000 përfaqësuesve të gazit. Gazi natyror po kontribuon për sigurinë energjetike të Europës. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunimin strategjik. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë”, tha Ilham Aliev.
Sakaq, për presidentin e Shqipërisë Begaj, rritja e bashkëpunimit me një vend mik si Azerbajxhani është me rëndësi strategjike.
“Ne mirëpresim hapjen e ambasadës azerbajxhanase në vendin tonë. Diskutimet sot, u fokusuan në nevojën për identifikimi në fushat e interesit të përbashkët. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë në energji, infrastrukturën, bujqësi e turizëm. Infrastruktura e gazit po bëhet gjithnjë më e rëndësishëm. TAP p.sh. e bën vendin tonë një shpërndarës të interesave strategjike”, u shpreh Bajram Begaj.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon