‘Protestë pa vlerë politike’, Zekthi: Çfarë u demonstroi Berisha ndërkombëtarëve

15 Nëntor 2022 | 16:45

Analisti Fitim Zekthi është shprehur se protesta e 12 nëntorit nuk pati asnjë vlerë politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zekthi theksoi se ishte një protestë e madhe për standardet e një proteste partiake.

“Shqipëria protesta partiake zhvillon gjithmonë. Ishte një protestë e madhe për standardet e një proteste partiake, por një protestë pa asnjë vlerë politike në kuptimin e presionit që ushtrojnë protestat qeveritare ndaj qeverisë”- nënvizoi Zekthi.

Zekthi tregoi dy kushtet që duhet të plotësojë një protestë që të jetë e suksesshme.

“Është një gjë e përsëritur. Protesta që të mos jetë një orë në ditë dhe të ndërpritet është se protesta duhet të vazhdojë vijëmisisht. Kushti i dytë është që ajo ditë pas dite të vijë duke u rritur dhe duke u ulur, vetëm kështu protestat kanë sukses. Protestat tjera janë kot, bëhen për të rregulluar jetën e brendshme politike”- deklaroi ai.

Më tej ai deklaroi se nëpërmjet protestës Berisha dëshmoi se ka një koalicion të fortë me kreun e Partisë së Lirisë.

“Berisha dëshmoi se ka një koalicion të fortë me Metën. Po ashtu ai ju tregoi ndërkombëtarëve se ka njerëz që mund t’i përdorë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026