Berisha apo Alibeaj? Kë mbështet Dashamir Shehi?

16 Nëntor 2022 | 13:28

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se nuk sheh një reflektim opozitar, ndërsa insistoi se në politikë duhet të përfshihen figura të reja.

Ai tha për Euronews Albania se nuk i ka kushtuar kurrë rëndësi gjykimit për grupimet Berisha apo Alibeaj. Sipas Shehit debati brenda PD-së nuk ka qenë politik se ku është gabuar, por ka qenë një sherr i vazhdueshëm.

Ai sugjeroi një rindërtim 360 gradë të mendimit politik të Partisë Demokratike në mënyrë që të afrojë qytetarin gri.

“Për të mbërritur atje ku duam të mbërrijmë që të largojmë këtë qeverisje që e ka mbushur kupën, e ka tretur zullumin dhe ka ardhur dita të këputet, unë mendoj që kemi nevojë për forca të reja në fushë,” – u shpreh Shehi.

Ai shtoi gjithashtu se uron të gjendet një formulë për një kandidat të përbashkët në mënyrë që të mos përsëritet skenari i 6 marsit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024