‘Refugjatë në Serbi’, ukrainas dhe rusë ‘bashkohen’ në Beograd
Në më pak se 9 muaj, rreth 18 mijë ukrainas u arratisën në Serbi dhe mbi 104 mijë rusë regjistruan qëndrimin atje. Prania e tyre ka pasur një seri impaktesh në Beograd, nga ai demografik tek ai i krahut të punës dhe tregu i pasurive të patundshme.
“Erdha në Serbi më 20 mars. Nuk punoj për momentin pasi është e vështirë të gjesh punë. Por më pëlqen këtu dhe njerëzit na kanë pritur mirë”, thotë Tanja Vukas, refugjate ukrainase.
Ilja Seçanov erdhi në Serbi nga Rusia në fillim të marsit. Ai udhëtoi nëpër Evropë dhe në fund zgjodhi Beogradin. Në një kafene në kryeqytet, ku si pronari edhe kamerieri janë nga Rusia, ai është një klient i rregullt.
“Ka shumë mundësi këtu, disa prej të cilave nuk i gjen në Moskë. Ka shumë fusha ku mund të gjejmë punë, nga sektori i pasurive të patundshme deri tek ai i IT-së”, u shpreh Ilya Sechanov, qytetar rus.
Shumica e tyre mbërrijnë me fëmijë të vegjël, gjë që ka rritur kërkesën për apartamente në zonat qendrore të Beogradit.
“Apartamenti duhet të jetë i mobiluar, të ketë një linjë të mirë interneti dhe çdo gjë që kërkon një jetë e rehatshme. Edhe vendndodhja është shumë e rëndësishme për ata”, theksoi Nikola Cobic, pronar i agjencisë ‘Cityexpert’.
Këtë vit, 66 studentë nga Ukraina dhe mbi 530 nga Federata Ruse hynë në klasat e shkollave serbe. Fëmijët ukrainas dhe ata rusë ndjekin mësimin së bashku, por kanë statuse të ndryshme në sistemin arsimor.
LEXONI GJITHASHTU
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër